Të fundit

Forumi i Gruas së PDSH-së shënoi festën e 8 Marsit

“Sot në ambientet e Partisë Demokratike Shqiptare, shënuam festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, që shënon edhe një kthesë të madhe emancipuese, nëpër të cilën ka kaluar femra shqiptare.

Femra kurdoherë, ka qenë shembull i një shoqërie pa paragjykime, për të ndërtuar bazë solide për gjithë ato gra e nëna, që me mundin e tyre arritën që shoqërinë tonë ta çojnë përpara shumë sfidave jetësore.

Para grave, motrave, nënave tona në cilësinë e kryetarit të subjektit tonë deklarova se, ato gjithmonë duhet t’i prijë shumë proceseve e sfidave jetësore në vendimmarrje, sepse rilindësit tanë na lanë testament se, pa emancipimin e femrës shqiptare, nuk do të ketë përparim kombi shqiptar.

Me përgatitjen e ushqimeve tradicionale, nga duart e grave që përfaqësojnë Partinë Demokratike Shqiptare, e dhamë një mesazh se femra duhet të jetë e bashkuar pa asnjë paragjykim, për të arritur vendin ku ajo meriton. PDSH gjithmonë ka ditur ta vlerësoj femrën shqiptare, dhe gjithë ato gra e motra që dëshirojnë të jenë pjesë e proceseve politike, dyert e partisë janë të hapura gjithmonë- ka shkruar në profilin e tij kryetari Ragmi Mustafa