Facebook tani mundëson ndarjen e ngjarjeve në Stories
Facebook ka parë sukses të konsiderueshëm me tiparin e Stories në Instagram aq shumë sa që ka filluar të ofrojë funksionin në pothuajse të gjitha shërbimet e tyre.
Megjithatë, storiet në Instagram ende tërheqin shumën më të madhe të përdoruesve në të gjitha produktet e tyre. Në një përpjekje për të përmirësuar shifrat e përdorimit në Facebook, rrjeti social tani po lejon përdoruesit të ndajnë eventet në Facebook Stories.
Edhe pse raportet e panumërta kanë treguar se Facebook po humbet demografinë e saj të re për shkak të Instagram, rrjeti social është ende vendi i preferuar për ata që kërkojnë të organizojnë ngjarje në internet.
Grafiku ekzistues social që përdoruesit kanë në Facebook luan një rol të madh në këtë.
Kompania ka njoftuar sot se do të fillojë testimin e një mënyre për përdoruesit që “të ndajnë ngjarjet që ju interesojnë” duke përdorur funksionin Stories. Ky test do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Meksikë. Përdoruesit e telefonave të iOS dhe Android do të kenë qasje në këtë funksionalitet.
Storiet me ngjarje do të kenë stikera të klikueshëm që mund të përdoren për të dhënë detaje të rëndësishme. Miqtë do të jenë në gjendje të tregojnë nëse janë “duke shkuar” ose “të interesuar” në ngjarje nga vetë storia.
Është një vend i mirë për të vënë detajet e ngjarjes, por nëse miqtë tuaj në Facebook vërtetë interesohen në storiet tuaja në rrjetin social, është një tjetër çështje krejtësisht.