Bota

Erdogan: BE nuk e pranon Turqinë sepse është një vend musliman

residenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Bashkimi Evropian nuk e pranon Turqinë për shkak se është një vend musliman.

“Ne jemi muslimanë dhe ata nuk janë duke pranuat vetëm për shkak se ne jemi muslimanë”, tha Erdogan gjatë një interviste të transmetuesve kombëtarë ATV dhe A Haber.

Ai shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk mbajti premtimin lidhur me marrëveshjen e emigrantëve që ai arriti me Turqinë.

“Deri më tani, ata na premtuan 3 miliardë. Sa na kanë dhënë për këtë? Një miliard dhe 750 milion euro. Përveç kësaj, nga Komisariati për Refugjatë arriti 750 milionë dollarë. Janë premtime, por nuk ka punë”, ka thënë Erdogan.