Dueli Wilder-Joshua, parashikohet data e duelit të shumëpritur!
Që në fillim të vitit 2016, Anthony Joshua pati pranuar se do ndeshet shumë shpejt me dy rivalët e tij kryesorë, Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Megjithatë, një nga këto duele nuk kanë ndodhur ende.
Joshua pati një vit 2019 të ngarkuar, me një dyluftim të ashpër me meksikanin Andy Ruiz Jr. Ruzi fitoi duelin e parë, por Joshua arriti të rikthente normalitetin në ndeshjen e dytë, ku arriti të triumfojë pas pikëve të gjyqtarëve. Joshua mban plot 4 tituj: WBO, IBF dhe dy titujt si kampion bote.
BBC Sport raporton se Joshua dhe Wilder më në fund do të kenë mundësinë t’i gjuajnë njëri-tjetrit në fytyrë, në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021. Ky duel duket i pashmangshëm mes dy boksierëve më të famshëm të dekadës së fundit.