Kryesore

Dr.Abdulla Shaqiri nga Tërrnoci çdo herë në shërbim të pacientëve të Luginës


Për Ministria e Lajmeve shkruan Muhamed Bektashi

I lindur në fshatin Tërnoc ku kreu shkollën fillore kurse ,gjimnazin në Bujanoc
Fakultetin e mjekësisë e filloi në Prishtinë ku me sukses absolvoi dhe pas vitit 1990 kur u mbyll Univerzisiteti i Kosovës studimet i vazhdoi në Sarajevë dhe Nish

Dr Abdulla Shaqiri në Prishtinë me sukses kreu specializimin dhe sot është specialist kirurg otoped traumoatolog
I trajnuar në shumë qendra spitalore univerzitare si në Londër , Evropë e më gjerë , me një përvojë mbi 20 vjeçare në SHSKUK në Prishtinë dr Abdulla Shaqiri është njëri nga kirurgët më të avancuar në Kosovë dhe më gjerë

Punoi një vit në spitalin univerzitar në Stamboll
Për kundër angazhimit në Qendrën spitalore Univerzitare të Prishtinës dhe trajnimeve në qendrat spitalore univetzitare në Evropë ,dr Abdulla Shaqiri nuk i harroi bashkëvendasit e tij të Luginës së Preshevës.

Ai çdo herë pacientëve të Luginës i del në ndihmë duke i afruar shërbime mjeksore në fushën e Ortopedisë
I përkushtuar në profesion , i afërt dhe i dashur me pacientët , dr Abdullahu është krenaria e Tërnocit dhe e Luginës së Preshevës