Lajme

Dosjet e Speciales: Thaçi kërkon të mos publikohen

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se rrjedhja e informatave të klasifikuar mund të shkojnë në dëm të të pandehurve potencial.

Është personi i parë, për të cilin Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë.

Sipas këtij njoftimi, presidenti Hashim Thaçi është i përfshirë në shumë krime lufte e pengim të drejtësisë.

Emri i Thaçit u përmend edhe një ditë më parë, në dosjet e që publikoi Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
E për rrjedhjen e këtyre informacioneve, ka komentuar edhe vet presidenti i Kosovës
Në një përgjigje për T7, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit sa u përket dosjeve të speciales janë tejet shqetësuese.