Argëtim

Dorëzohet “Ludo”, e vendos edhe flamurin e Kosovës

Loja e famshme “Ludo King” është bërë pjesë e pothuajse çdo përdoruesi të telefonave të mençur.

Në Kosovë kjo lojë ka gjetur një përdorim të madh duke u shëndrruar në një nga më të pëlqyerat e kohës.

Në përditësimin e ri, “Ludo” ka vendosur edhe flamurin e Kosovës.

Kjo sigurisht është bërë për shkak të përdoruesve të shumtë të kësaj loje nga Republika e Kosovës. Më poshtë e keni fotografinë e lojës me mundësitë e reja dhe aty nuk mungon edhe përzgjedhja e flamurit të Kosovës.