Dorëheqjet e deputetëve të Listës Serbe, Valdete Daka shpjegon se çfarë ndodh tash
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka treguar në Frontal të T7 procedurën që duhet të ndiqet pas dorëheqjeve të dorëzuara në Kuvend nga deputetët e Listës Serbe.
Daka tha se KQZ duhet t’i zëvendësojë të dorëhequrit me kandidatët më të votuar në radhë nga ky subjekt politik.
“Ata i nënshtrohen procedurës së zëvendësimit”, tha Daka.
Daka tha se deputetët e dorëhequr të Srpskas nuk mund t’i rimarrin mandatet e tyre nëse tani bëhen pishman.
“Jo. Në momentin kur kanë dhënë dorëheqje, ata e kanë humbur mandatin”, tha ajo.