ARKIVA

Dokument i cili gjendet ne Bibliotekën e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, përmendet “Arbania” (Arbëria) si dhe “Albanenses populi” populli Arberor

Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahinë apo provincë ndahej në dy pjesë; ajo e Sipërme dhe ajo e Poshtme ku, në të paren hynte një pjesë e madhe e Maqedonisë apo me sakte gjithë pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe përfundonte në veri në kufijtë e Mbretërisë së Serbisë dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje në detet Adriatik dhe Jon.

Në një dokument i cili gjendet ne Bibliotekën e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, përmendet “Arbania” (Arbëria) si dhe “Albanenses populi” (populli Arberor), ku, këta të fundit, në anën e besimit, paraqiten si “Grek Shizmatik” të cilët vareshin prej Kryepeshkopatës së Tivarit së bashku me “Unaviam=Hungaria”.

Metropolitet e tyre gjendeshin si në gjithë Epirin ashtu edhe në një pjesë të gjere në Maqedoninë Perëndimore ku bënin pjesë këto qendra: Metropolia e Albanopolis, Aulon (Vlora), Butrotum (Butrinti), Croja (Kruja), Dyrrachium (Durresi), Larta (Arta), Lissus (Lezha), Ochrida (Ohri), Scodra (Shkodra).

Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahinë apo provincë ndahej në dy pjesë; ajo e Sipërme dhe ajo e Poshtme ku, në të paren hynte një pjesë e madhe e Maqedonisë apo me sakte gjithë pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe përfundonte në veri në kufijtë e Mbretërisë së Serbisë dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje në detet Adriatik dhe Jon. Në jug shtrihej deri në Livadhja.

“Albania Inferior” (Arbëria e Poshtme) apo “Australis” kishte këto qendra kryesore: Kanina, Himara dhe Arta, ndërsa “Albania Superiore” (Arbëria e Sipërme) apo “Borealis” kishte Shkodrën ku në të benin pjesë; Dukagjini, Dibra, Kelmendi, “Ibalia”, “Benda”, “Canovia”, “Spatania”, “Mussia”, “Mons Niger=Mali i Zi”, “Pulatensis=Pulati”, Zadrima. Zenta, Shasi,” Zappa”. Qytetet kryesore ishin: Ohri, Albanopoli, Ambrakia, Tivari, Aulona (Vlora), Butrinti, Kerkyra, Ulqini, Durresi. Lezha dhe Shkodra.