Djali i Adem Mikullovcit: Faleminderit të gjithë Kosovës për respektin ndaj babait
Djali i Adem Mikullovcit, aktorit që vdiq sot, nëpërmjet një postimi prekës në “Facebook” ka falënderuar kosovarët për respektin e treguar për babanë e tij të ndjerë.
Besnik Mikullovci flet për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin babë e bir dhe shprehet krenar për respektin që fitoi te njerëzit babai i tij.
Adem Mikullovci vdiq në orët e hershme të 15 shtatorit, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.
Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.
Shkrimi i plotë i Mikullovcit në ‘Facebook’ pa ndërhyrje:
Unë veç dashta me ju faliminderu ni Kosove per respektin Qe e Kan dhon sot per ty baba jeme e ket respekt osht shum fshtir me bo and u did it.
Une Jom shum krenar Qe te kom pas babe e di Qe mki dasht ma shum Se veten tone , gjethqka Qe ki bo ne ket jete e ki bo per mu, Qka ki bo ti per mu as Shekspiri te Kish te bo film skish mujt me pershkru at dashni Qe ma ki jep, qdo fjale per ty osht e teper smuj me pershkru kush je kon e Qka ki bo Se nuk e nxen Facebooku pooo veprat e tua gjithmon kan me qen ne zemrat tona edhe dashnia e jote ka me me percjell deri ne momentin Qe kena Mu taku apet . Legends never die Miss u Babi./epokaere/