Të fundit

Mustafi: Martinoviq ndalo pasivizimin e adresave, bëj transparente të dhënat zyrtare

Reagimi i plotë i z.Ragmi Mustafi:

\Ministër Martinoviq publikoj të dhënat e pasivizimit të adresave në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë si dhe komunave fqinje nga viti 2011, kur ka hyrë në fuqi ligji, deri më 2023 do të ekspozon pabarazinë flagrante dhe shënjestrimin e shqiptarëve. Ky është diskriminim.

Deklarata e fundit e Ministrit, Aleksandar Martinoviq, dhe kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë në lidhje me diskriminimin përmes pasivizimit të adresave janë shqetësuese e të papranueshme.

Ministri kundërshton pretendimet për politika diskriminuese ndaj shqiptarëve si “absolutisht të pasakta”. Megjithatë, thjesht të përmendësh Ligjin e vitit 2011 për venbanimin dhe vendqëndrimin se nuk njeh ndikimin dhe paragjykimet potenciale në zbatimin e tij tregon që pasivizimi është i diktuar nga kreu i shteti.

 Ministri me dashje mohon se zbatimi selektiv nuk është diskriminim. Për më tepër, shpallja e Martinoviqit se pasivizimi i adresave aplikohet njësoj për të gjithë qytetarët. Pa të dhëna dhe pa prova tregon mungesën e transparencës dhe manipulimin në kuadër të agjendës shtypëse të Qeverisë së Beogradit. 

Përshkrimi i Ministrit për pretendimet si “nxitje tensionesh” është mohim dhe injorim i të dhënave legjitime jo vetëm nga Raportit të Nismës për Drejtat e Njeriut, raportit të Komitetit Helsinkit në Beograd, studimit të Flora Ferati-Sachsenmaier të publikuar nga Max Planck Institute. Por edhe të Raporti të BE-së, KiE-së dhe Raporti të Departamentit Amerikan të SHBA-së që nënvizojnë se pasivizimin i adresave të shqiptarëve në Luginë është diskriminim.

Gjykata e Strasburgut për drejtat e njeriut dhe hetimi ndërkombëtar është më se i domosdoshëm.