Delegacioni nga Lugina kanë vazhduar takimet e rëndësishme me zyrtarët evropian
Delegacioni nga Lugina, agjendën e takimeve në Parlamentin Evropian në Strasburg e vazhduan gjatW ditës me z. Klemen Groshel, sponzorizuesin e Rezolutës që dënon pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Më pas takimet vazhduan me znj. Tatiana Mrazikova, këshilltaren për Ballkanin Perëndimor të Presidentes së Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola.
E agjendën e takimeve të sotme e përmbyllën me mikun e shqiptarëve, Lukas Mandl, njëherit mbështetës i Kosovës dhe pakicës shqiptare në Serbi në Parlamentin Evropian.
“Në takimet me eurodeputetët nënvizuam domosdoshmërinë e përfshirjes së çështjes së shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në dialogun Kosovë – Serbi” ka deklaruar pas takimeve Ardita Sinani
Ndërsa sot paradite, delegacioni nga Lugina është pritur nga raportuesit për Kosovën dhe Serbinë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon dhe z. Vladimir Bilčik, të shoqëruar nga ekipet e tyre.
Kujtojmë se delegacioni nga Lugina i përbërë nga Ardita Sinani, Nevzad Lutfiu, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa dhe Ragmi Mustafi po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.