Deklarohet pronari shqiptar të cilit ju bllokua furra nga serbët në Beograd
Pas Partisë liberaldemokratike, edhe një parti në Serbi, Lëvizja e qytetarëve të lirë opozitare, e ka dënuar protestën e qytetarëve para furrës së një shqiptari në lagjen Borça të Beogradit dhe ka ftuar organegt përgjegëse që me urgjencë të reagojnë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe rrezikimit të sigurisë së pakicës shqiptare, transmeton Gazeta Metro.
“Ky incident, sado që paraqitet si i veçuar, është sulm mbi të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe tregon se edhe më tej në shoqëri ekzsiton mosdurim ndaj minoriteteve”, thuhet në kumtesën e LQL-së, e cila kërkon regaim urgjent të organeve përgjegjëse me rastin e kësaj ngjarjeje.
Është pataqitur edhe pronari i furrës, Mon Gjuraj, i cili në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug ka thënë se postimi i fotografisë së flamurit shqiptar (disa medie serbe i referohen i flamur i Shqipërisë së madhe) është bërë nga punëtoi pa nxitjen e tij.
“Distancohem nga veprimi i të punësuarit tim, në asnjë mënyrë nuk kam dhënë mbështetje e as motiv që diçka e tillë të bëhet. Nuk kam qenë i pranishëm kur është postuar ajo fotografi, por ajo nuk është bërë në kohën e punës e as në hapësirën e punë, as në rrethinën time të afërt dhe unë nuk kam asnjë lidhje me këtë veprim”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk merr pjesë në aktivitete shoqërore e kombëtare, por vetëm e bën punën e tij, transmeton B92.
Siç është bërë e ditur, një grumbull serbësh, pasditen e së shtunës kanë bllokuar një furrë, pronë e shqiptarëve në Borçë të Beogradit për shkak se njëri prej djemve të pronarit në Facebook ka postuar fotografi me flamurin shqiptar.
Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokale, në pjesën e saj të jashtme