Lajme

Daut Haradinaj: Serbia ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, përmes një deklarate për medie ka reaguar ndaj Serbisë në lidhje me masakrën e Reçakut.
Haradinaj ka thënë se Serbia duhet ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon

Deklarata e Ambasadorëve të ShBA, Britanisë se Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë e rikonfirmon edhe njëherë se masakra e Reçakut ndodhi bashkë me masakrat tjera dhe këtë e bëri Serbia. Pas 21 viteve mohimi, është koha e fundit që Aleksandër Vuçiqi e klika e tij trashëgimtare e Slobodan Millosheviqit të reflektojë, ta pranojë gjenocidin e të kërkojë falje nëse don paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Haradinaj.

“Të gjithë duhet të dinë se përderisa Serbia po vazhdon të jetë sateliti Rus në Ballkan edhe Evropë, si Kosovë mbetemi fuqishëm të rreshtuar me ShBA-të e shtetet tjera mike dhe gjithmonë të gatshëm të mbështesim dhe përkrahim ruajtjen e paqes, sigurisë, demokracisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë, kurdo që kërkohet nga ne”, shton ai.