Bota

Danimarka rihapi shkollat, fëmijët kthehen në bankat e tyre

Është bërë e ditur se fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat shkollore pasi vendi lehtësoi kufizimet e coronavirusit – duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat, përcjell albinfo.ch.

Sipas medieve të huaja, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën studentët që u kthyen sot, të cilët ishin fotografuar jashtë shkollave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale, transmeton telegrafi.

Rreth gjysma e komunave të Danimarkës dhe 35 për qind e shkollave të Kopenhagës janë duke u rihapur pas një lehtësimi të masave nga Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës. /Albinfo.ch.