Bota

Dalin pamjet, momenti tragjik kur rrëzohet aeroplani me qindra njerëz në të

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar në qytetin jugor pakistanez të Karaçi, sipas Ministrit të Shëndetësisë Azra Fazal.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ajrore tha se fluturimi nga Lahore po transportonte gjithsej 99 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PIA-s, Marshal Arshad Malik tha se linja ajrore po gjurmonte numrin e të vdekurve duke u koordinuar me spitalet lokale, një procedurë që do të zgjasë të paktën dy ditë.

Shefi i linjës ajrore ende nuk mund të konfirmonte pse aksidenti ndodhi, por tha se do të ketë një hetim të duhur.