Lajme

Daçiqi thotë se pavarësia e Kosovës “ka vdekur”

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë sot se s’mund të flasë më për tërheqje njohjesh sepse, sipas tij, “atyre në Kosovë po iu bie të fikët nga kjo”, dhe ka shtuar se pavarësia e Kosovës është e vdekur në letër.

“Nuk bëj shaka, me të vërtet them se disponimi është i tillë. Nuk do ta tërhiqnin ata kandidaturën për Interpol sikur situata të mos ishte e tillë”, tha Vuçiqi gjatë vizitës që sot i bëri panairit të medieve në Beograd, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.

Ai shtoi se Kosova “nuk mundet më të kalojë askund ku nevojitet shumica prej dy të tretave”, transmeton Koha.net.

Duke folur për raportin e Bashkimit Evropian dhe shoqatave botërore ndaj çështjes së Kosovës, Daçiqi tha se kur tek ai të vijë ambasadori i Britanisë së Madhe, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe dhe do të shohë nëse Ambasadori do të ulet pran tij.

“Thonë se nuk mund të organizojnë hapësirat, por s’mundeni as hapësirën time ta organizoni, por mund të mos uleni”, theksoi ministri serb i Jashtëm, Daçiq, duke u ndërlidhur me takimin e ambasadorit britanik në Kosovë në kabinetin e Albin Kurtit ku qëndronte flamuri kombëtar shqiptar.

Në komentimin e tij rreth deklaratave të fundit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Daçiqi tha se “kam menduar që s’ka më të keq se Haradinaj, por ndoshta edhe mund të ketë”.