Lajme

Dacic i ‘vardiset’ Amerikës: Serbia ka nevojë për ju

Serbia ka nevojë të vazhdojë të jetë e pranishme në kontinetin amerikan, në rast që dëshiron në mënyrë më të mirë t’i mbroj interesat nacional dhe shtetëror”, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic.


Dacic është momentalisht në Amerikë dhe po merr pjesë në punën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizarës së Shteteve të Amerikës në Kolumbi.

Ivica Dacici deklaroi për Tanjug’un se në 10- 15 vitet e fundit Serbia është bërë pjesë e organizimeve të ndryshme në ShBA, ndërsa një nga më të mëdhatë është OAD.

“Nga 35 vende të kontinentit amerikan, Serbia ka arritur të ndryshojë qëndrimin politik dhe tani 19 vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 16 po, deri një vit më parë situata ishte e kundërt -. 19 vende e njihin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 16 nuk e njihnin” tha Dacic./