Bota

COVID-19, Turqia prodhon 1 milion maska çdo javë

Turqia po prodhon një milion maska mbrojtëse, 5 mijë veshje mjekësore dhe 5 mijë litra dezinfektues me bazë alkooli çdo javë, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar mbajti një telekonferencë me komandantët e përgjithshëm të forcave të armatosura për të diskutuar masat parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ne kemi mobilizuar të gjitha frontet e ministrisë për të fituar luftën e udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, tha Akar.

Ai shtoi se 650 pjesëtarë të stafit ushtarak kanë ardhur jashtë që nga 1 marsi dhe janë vendosur në karantinë.

Akar kujtoi se Turqia dërgoi ndihmë mjekësore në Itali dhe Spanjë, vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Turqia ka regjistruar 20.921 raste të koronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar 425. Gjithsej 484 njerëz janë shëruar plotësisht pas trajtimit.