Bota

Conte: Italinë e lanë vetëm, BE ka nëvojë për të gjithë potencialin e saj

“Bashkimi Europian ka nevojë për të gjithë potencialin e tij në përgjigje të krizës ekonomike të krijuar nga koronavirusi”. Kështë është shprehur Kryeministri Italian Giuseppe Conte gjatë një interviste në “Sueddeutsche Zeitung”. Presidenti i Këshilli Italian thotë se: “Po jetojmë goditjen më të madhe që nga lufta. Për këtë arsye edhe Europa duhet të japë një përgjgigje. Nuk e kemi harruar se për Greqinë në krizën e fundit financiare u kërkuan sakrifica të papranueshme”, ka thënë Conte.

“Është e padiskutueshme. Italinë e lanë vetëm”. Është kjo përgjigja e Kryeministri Italian i pyetur lidhur me ndjesinë e tyre nëse ishin lënë vetëm në fillim të krizës.

“Edhe Ursula von der Leyen kërkoi falje në emër të unionit në parlamentin Europian. Duhet të them se shumë njerëz e vlerësojnë këtë gjest”, pohon Conte. Mosbesimi i lartë i italianëve vjen edhe nga fakti që ndjehen të braktisur nga vende që marrin benefite prej BE-së. “Marrim shembullin e Holandës që me parajsën e saj fiskale tërheq shumë bashkëkombës që transferojnë atje paratë e tyre dhe mbajnë një fluks të hyrjeve fiskale maksimale në raport me vendet e tjera partnere: 9 miliardë euro çdo vit, siç bën me dije një analist i Tax Justice Network”, pohon Conte./opinion.al