Lajme

Çitaku në OKB: Ma tregoni dikush çfarë pune bënë UNMIK’u tani në Kosovë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që po mbahet tani ka përmendur edhe operacionin anti-korrupsion që është bërë javë më parë në Veri të Mitrovicës.

Me këtë rast, ajo ka thënë se ky operacion është bërë pas hetimeve paraprake që ishin bërë dhe se kishte për qëllim vetëm luftimin e krimit të organizuar.

“Policia e Kosovës, është një organizatë që vepron me standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit. Policia ka dëshmuar se është partner në luftimin e krimit të organizuar. Më 28 maj 2019 policia ka realizuar një operacion që kishte për qëllim luftimin e krimit të organizuar. Ky operacion ka ardhur pas hetimeve disa muajsh dhe janë hetuar disa grupe kriminale”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përmendur edhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë, me ç’rast ka thënë se nuk është e arsyeshme që UNMIK-u të qëndrojë edhe më tej në vend. “Ne nuk shohim ndonjë arsye për pranin e UNMIK-ut në republikën tonë të re. Kosova e qeverisë vetveten. Me aq shumë çështje me të cilat ballafaqohen njerëzit në botë, jam e sigurt se resurset që i ka ky institucion në Kosovë, mund të shfrytëzohen diku tjetër”, ka thënë ajo.