Lajme

Çitaku: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj senatorit Dole

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar Senatorin amerikan Bob Dole në ditëlindjen e tij të 96-të, shkruan Gazeta Metro.

Në urimin e saj Çitaku shprehu falënderime për kontributin e Senatorit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj jush”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurse sot në Prishtinë u mbajt ‘Shënimi i ditëlindjes dhe inicimi i ndërtimit të bustit për Bob Dole’.