Cako: Albin Kurti nuk do të bëhet kurrë më kryeministër i Kosovës
Konspiracionisti Alfred Cako ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kojshia Show’ në televizionin publik.
Cako ka folur për kastën politike kosovare.
Për Vjosa Osmanin, e cila aktualisht është ushtruese detyre e presidentes së vendit, ka thënë se është një “tru shpërlarë”, që nuk kupton, duke shtuar se nuk do të bëhet kryeministre e Kosovës.
Për ish-kryeministrin dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti thotë se nuk do të bëhet president dhe kurrë më kryeministër, pasi thekson se ka gabuar rëndë në politikën e jashtme.
Më tej ka deklaruar se, LDK dhe PDK do të dalin me një kandidat të përbashkët për President të Kosovës.
“Në Kosovë dhe Shqipëri do të krijohen forca politike të cilat do të jenë në linjën e jetës, të mbrojtjes së njeriut, mbrojtjes së sovraniteteve kombëtare dhe jo parti që janë gati t’i vrasin fëmijët e tyre, njerëzit e tyre vetëm që ata të mbahen në pushtet”, ka thënë ndër të tjera Cako.
Ndiqni deklaratën e tij nga minuta 31:45.