Të fundit

Cakaj takohet me Hotin në Prishtinë, flasin për Luginën e Preshevës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, ku kanë folur për për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim të Cakajt, thuhet se kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë”.Shkrimi i plotë nga ministri Gent Cakaj:

Një takim fort i vyer me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti 

Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me nnjohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.