Buzhala sërish “godet” Kurtin, e konsidron si njëri paranojak
Drejtori i televizioinit T7 dhe gazetës express Berat Buzhala , sërish ka gjykuar personalitetin e kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtin, kësaj radhe duke e quajtur si një person paranojak, përcjell Ministria Lajmeve.
Buzhala përmes një statusi në llogarinë e tij ka radhitur disa ngjarje historike të Kosovës, gjatë periudhave të pas luftës e deri në kohën e tanishme. Ai ka përmendur marrëveshjen e Rambujes, marrëveshjen e Marti Ahtisarit si dhe marrëveshjen që pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, e që Buzhala konsideron që Kurti ka qenë kundër dhe skeptik ndaj këtyre marrëveshjeve, ndërsa Buzhala vlerson se Kosova gjithmon ka dalur triumfatore nga gjitha këto, kurse në njëfar forme kryeministri Kurti ai ka “huqur” .
Postimi plotë i Buzhalës
Disa edicione te paranojave te Binit
Mos e nenshkruani Rambujen, sepse Kosova mbetet nen Serbi dhe NATO nuk e bombardon. Boom NATO e bombardon Serbine.
Çohuni burra e gra ne kembe se e shiten Kosoven. Duan ta ne shkruajne marreveshjen e propozuar nga Marti Ahtisaari, e cila e kthen Kosoven me statusin e autonomise nen Serbi, e serbet e Kosoves autonomi ne Kosove, kurse Amerika kurre nuk e njeh Kosoven shtet. Kush po thote keshtu? Albini po thote. Kush i ka thane Albinit? Ka ni qishtu. Boom Amerika dhe mbi 100 shtete e njohin Kosoven, e Bini behet kryeminister i Ahtisaarit.
Edicioni me i ri i paranojave anti amerikane: Thika mbi harten e Kosoves.
Logjika do te thoshte: Boom marreveshja per njohje te Kosoves dhe ulese ne OKB.