Shqipëri

Bllokoi rrugën pas varrimit të Kacifas, Shqipëria shpall “non grata” ekstremistin grek

I refuzohet hyrja në Shqipëri Kostas Dhimitropulos, një prej ekstremistëve grek të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas.

Kostas Dhimitropulos është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij. Report tv raporton se autoritetet i kanë dhënë Dhimitropulos edhe një shkresë që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.

Ai është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare për shkak se kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.