Bllokohet rruga ne Fier/ Proteste kundër qeverisjes së Kryeministrit Rama
Banorë të qytetit të Fierit dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë ngritur në protestë pasditen e sotme kundër qeverisjes së Kryeministrit Rama.
Mësohet se ata janë mbledhur përpara Perfekturës, ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën.Kjo protestë vjen pas protestave të organizuara nga opozita e bashkuar në Tiranë. Opozita është shprehur se protestat do të shtrihen edhe në qytetet të tjera të vendit dhe do të vazhdojnë deri me dorëheqjen e Kryeministrit Rama.
Qëllimi i tyre është krijimi i një qeverie tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqja e Kryeministrit Rama.