Teknologji

Bitcoini arrin rekord të ri sot

Kriptovaluta më e madhe, Bitcoin, ka arritur rekord të ri të hënën me mbi 71 mijë e 200 dollarë, raportoi Reuters.

Rritja e kriptomonedhës më të madhe nuk po tregon shenja të ngadalësimit. Një rekord më të ulët se ai i së hënës e pati të premten e javës së kaluar.

BTC-ja së fundmi u rrit në 70,488.50 dollarë në tregtimin e hershëm evropian, sipas të dhënave të LSEG-së.

Kriptomonedha është rritur nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do t’i ulë normat e interesit.

Në 12 muajt e fundit, kjo valutë është rritur për më shumë se 200 për qind.