Showbiz

Billboard: Artistet shqiptare s’kanë të ndalur, kryesojnë top listat

Artistet shqiptaret Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max dhe Njomza, kanë marrë vëmendjen e mediave pas sukseseve të tyre.

Së fundi Billboard ka publikuar një artikull ku flet për këto artiste. Në artikull theksohet fakti se artistet shqiptare po kryesojnë toplistat e tyre. Në mesin e kryesimeve përmendet Bebe Rexha e cila ka thyer rekord duke u bërë kënga e cila ka qëndruar më së shumti në vendin e parë të top-listës për këngën më të mirë country. Në anën tjetër Lipa ka mbajtur vendin e parë për katër javë me këngën e saj “New Rules” në listën “Mainstream Top 40”.

Ava Max hyri në top 100 këngët më të mira me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Po ashtu këngët “Thank U, Next” dhe “7 Rings” të këngëtares Ariana Grande, të shkruara nga shqiptarja Njomza, kanë zënë vendin e parë në top listën “100 këngët me të mira”. Si dhe Rita Ora kishte dy këngë në vendin e 10-të në top listën “Dance Club Songs”./ ministrialajmeve.com