FutbollSporti

Bayern – PSG, finalja e Ligës së Kampionëve

PSG mbrëmë me tre gola diferencë, Bayerni sonte identik poashtu.

Kampionët e Francës dhe ata të Gjermanisë do të ndeshen me njëri-tjetrin në finalen e madhe të edicionit të jashtëzakonshëm të Ligës së Kampionëve, 2019/2020, përcjell GazetaBlic.

Djelmoshat e Hansi Flick ishin më konkretë në sulmet e tyre, teksa shfrytëzuan në maksimum tre raste të volitshme, për të arritur në fazën e fundit. Gnabry dhe Lewandowski në çastet e fundit ishin realizatorë.

Përfaqësuesit gjerman shënoi në minutat 18′ dhe 33′, para se polaku ta përmbyll çështjen e fituesit në minutat e fundit e të kohës së rregullt dhe kështu për ta dërguar skuadrën e tij në finale.
Një tjetër shans ky që të kurorëzohet me trofeun e gjashtë në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër.
Finalja mes PSG-së dhe Bayernit zhvillohet të dielën e 23 Gushtit.