FutbollSporti

Barcelona vazhdon serinë pozitive, triumfon ndaj Osasunas


Barcelona ka triumfuar me rezultat 0 me 2 ndaj Osasunas.

Jordi Alba dhe Moriba realizuan golat e kësaj mbrëmje për Blaugranët.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Barcelona, por në disa raste edhe Osasuna u tregua shumë e rrezikshme.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona renditet në pozitën e dytë me dy pikë më pak se Atletico, por me dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Nesër zhvillohet derbi madrilen në mes Atletico Madrid dhe Real Madrid dhe një barazim aty do t’i konvenonte shumë skuadrës së Ronald Koeman.