Të fundit

Autoritetet serbe refuzojnë vizitën e ministrit kosovar Hajredin Çeku në Preshevë,

Refuzohet vizita e ministrit Çeku në Preshevë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar sot për ndalimin e vizitës në këtë komunë të ministrit kosovar, Hajrulla Çeku, nga ana e autoriteteve serbe.

Reagimi i Sinanit:

Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës

Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës.

Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit.

Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional.

Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon./folonline