Të fundit

Asnjë rast pozitiv gjatë 24 orëve të fundit në Preshevë

Shtëpia e shëndetit në Preshevë në njoftimin për publikimin e të dhënave ditore në lidhje me pandeminë Covid19 në Preshevë ditën e djeshme e ka quajtur ditë e mirë për arsye se nuk ka rezulutuar asnjë pacientë pozitiv nga rezultatet e dalura.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer gjithsej 10 kontrolle prej të cilëve të gjithë kanë rezultuar negativ.

Në vazhdim lexoni njoftimin e shtëpisë së shëndetit në facebook:

CoVID ambulanca 26.07.2020

Sot një ditë më e mirë, të gjithë të testuarit kanë dal negativ dhe 3 të konfirmuar Negativ

10 pacientë të paraqitur për kontrollë
0 pozitiv me test të shpejtë Elisa, të tjerët negativ
Testet PCR të dërguara më herët 3 Negativ
Sot Janë testuar edhe 8 persona të tjerë me PCR test