Të fundit

Asambleisti Haliti bën një veprim pozitiv, pagën e pa merituar e kthen në llogarinë e komunës së Preshevës

Edhe pse Kuvendi Komunal në Preshevë është shpërbërë që nga data 24.10.2023, administrata ka vazhduar ti kryej pagesat ndaj ish këshilltarëve

Por, ish këshilltari nga radhët e PVD-së, Shpëtim Haliti ka kthyer mbrapsht në buxhetin e komunës pagën e tij pasi që nuk pranon të paguhet kur dihet se ajo përbërje e kuvendit ka rënë dhe nuk ka pse të paguhen më.

“Pushteti në ikje ka rën me 24.10.2023 njëkohësisht edhe Mandati jonë si Këshilltar të Kuvendit Komunal të Preshevës. Prandaj mendoj se nuk meritojmë rroga pasiqë nuk jemi më në atë detyrë” ka theksuar në reagimin e tij Haliti

“Pushteti në ikje duhet të kaloj në Organ të përkohshëm, dhe Komuna e Preshevës të shkoj sa më shpejt në zgjedhje që të ket Qeverisje Legjitime, dhe jo të mbetet Komuna me Qeverisje Gjysmake siç është sot dhe në Shërbim të Beogradit për shkak të këtij Favori që po i bëhet këtyre që na “udhëheqin” sot. Ndërsa këshilltarët e ish-Pushtetit të përfitojnë edhe disa “rroga” e mos të reagojnë ndaj “shefave” të tyre për kto keqpërdorime që bëhen” ka shkruar Shpëtim Haliti

Ai ka njoftuar se e ka kthyer pagën e tij në buxhetin e komunës duke paraqitur si dëshmi transakcionin bankar
“Un e Ktheva rrogën time, dhe Administrata e Kuvendit nëse vazhdon të japi rroga dhe gjat muajve të tjerë… nga Unë jeni të LIRË për ktë “obligim”! ka përfunduar Shpëtim Haliti