Lajme

Arrestohet personi i dytë në rastin e hajnisë në Shtime, publikohet fotoja e tij!

Policia e Kosovës, falë aftësive dhe shkathësive të saja, ka arritur ta arrestoj personin e dytë të përfshirë në rastin e hajnisë në qytezën e Shtimes.

Indeksonline mëson se i arrestuari është A.Mulliqi.

Po ashtu, burime tona tregojnë se forcat e sigurisë pas një pune të pandalshme kanë konfiskuar veturën e tipit “Peugeo”-t që ishte në natën kritike.