FutbollLajmeSporti

Arrestohet Michel Platini

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është arrestuar të martën për korrupsion në lidhje me zgjedhjen e Katarit për të organizuar Botërorin e vitit 2022.

Sipas mediave në Francë, Platini u arrestua nën dyshimet për “shpërblimin” e Katarit me organizim të Botëror.

63-vjeçari u arrestua në Paris.

Platini aktualisht po vuan suspendimin katërvjeçar nga futbolli pasi ishte shpallur fajtor për pranimin e “një pagese jolegale” nga ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. Ai ishte president i UEFA-s nga viti 2007 deri më 2015.

Katari kishte fituar të drejtën për të organizuar Botërorit gati një dekadë më herët.