Të fundit

Arifi: “Tentativa e kryetarit të komunës Nagip Arifit për ndarje, nuk do të kalojë – Boske s’mund të vendos më për Bujanocin

Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile nga Presheva, ka deklaruar se: “Boske kurr nuk do të vendos për Preshevën e Bujanocin”.

Arifi, këto deklerata i ka bërë përmes një shkrimi në facebook, ku mes tjerash, ka shkruar se: ‘Tentativat e kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi, për ndarje në qeverisjen me shumicë shqiptare, nuk do të kalojnë, përtej premtimeve që i ka dhënë shokëve të tij’.

“Tentativat e kryetarit aktual te Bujanocit z.Nagip Arifi për të krijuar ndarje ne vetëqeverisjen lokale e me shumicë shqiptare në KK të Bujanocit nuk do të kaloj, përtej premtimeve që ka dhënë shokëve të tij :

– Boske asnjëher nuk do të arrij të kontrolloj Bujanocin aq më tepër kur dështoi elektoralisht edhe në qytetin e tij të lindjes ku shërbeu kafet.

Askush e as Boske nuk do të ia arrij që bashkëjetesēn mes shqiptarëve e serbëve në Bujanoc e Preshevë ta rikthej si “garë etnike e politike” janë të së shkuarës këto histori.

– Sot,një gjë është e sigurt, Boske kurr nuk do të vendos për Preshevën e Bujanocin” – ka shkruar Arifi.

Valon Arifi, është ndër aktivistët më të njohur të shoqërisë civile nga Presheva, i angazhuar edhe në Prishtinë e Tiranë./