Arifi takon ministrin Gjerlek: Komuna e Bujanocit rreth 8 milion dinarë për infrastrukturë rrugore
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim ministrin e Ministrisë për Zhvillim Rajonal, Edin Gjerlek.
“Sot, mirëprita ministrin e Ministrisë për Zhvillim Regjional z. Edin Gjerlek, me të cilin nënshkruam kontratën për rregullimin e infrastrukturës rrugore me vlerë prej 8.336.000,00 dinarë për nevojat e qytetarëve të Bujanocit’, theksoi Arifi.
Sipas tij kjo është kontrata e dytë e nënshkruar sot, pas asaj me Ministrinë për Miniera dhe Energjetikë me vlerë prej 13.330.000,00 dinarë./Titulli.com/