Të fundit

Arifi falënderon Qeverinë Kurti për ndarjen e 2 milion eurove për Luginën

Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqipim Arifi ka reaguar në lidhje me planifikim buxhetor të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

z.Arifi nëpërmjet një postimi falënderoi kryeministrin Kurti për ndarjen e 2 milion eurove pët Luginën e Preshevës.

“Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 4 milion euro shtesë”- shkroi mes tjerash Arifi.

Postimi i plotë

Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të ??, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e ??, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.

E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj ?? , e cila investon miliona në Kosovë.

Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të ??, që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.

Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.

Faleminderit Albin! ???? Bashkë jemi më të fortë!

PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë ?? 4 milion euro shtesë.