FutbollSporti

Andi Lila vizitoi KF Luginën

Andi Lila ish futbollist i Kombëtares Kuq e Zi dhe I shumë skuadrave Europiane ka vizituar Klubin Lugina dhe qytetin e Preshevës.

Kryetari I këtijë Klubi, Nagip Jakupi në postimin që ka bërë për vizitën në fjalë ka thënë se tani po shohim një dritë në fund të tunelit për futbollin Luginas. Këtë e e shohim duke patur parasysh problematikat e vazhdushme që janë prezent në sportin e Preshevës gjegjësisht në futboll. Jakupi ka konfirmuar se qëllimi i vizitës ishte I karakterit më tepër njohës me klubin Lugina, ecurinë dhe vazhdimësin e shkollës së futbollit duke e informuar ish futbollistin e kombëtares edhe me problematikat janë prezente me dekada. K.F.Lugina është krenaria e Luginës së Preshevës ka shkruar kështu në fb Nagip Jakupi, kryetar I KF Lugina