Të fundit

Analisti Xhevdet Pozhari i fyen preshevarët: Po e merrni vaksinën ruse, veprim i neveritshëm

Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook i ka fyer shqiptarët e Luginës së Preshevës me arsyetimin se po marrin vaksinën ruse Sputnik-V në Serbi.

“Këta preshevarët të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë ngaqë ky vend i ka privilegjuar shkaku i rrethanave se ku iu ka rënë hise të lindin, së paku mos të postojnë foto t’u e marr vaksinën ruse anti-Covid në Serbi. Veprim i neveritshëm mossolidarizimi me populin e Kosovës”, ka shkruar Pozhari.