Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Godfrey për dialogun: Nuk vihet në tryezë me kërkesa pa qenë gati për kompromis

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, në një intervistë për mediumin serb “021.rs” ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se palët nuk mund të vijnë në tavolinë e bisedimeve me kërkesa e të mos jenë të gatshme për kompromis. Godfrey ka thënë se çdo marrëveshje kërkon kompromis nga dy palët. Ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun dhe ka thënë se pret që Kosova e Serbia të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Të gjithë pajtohemi se duhet të ketë dialog produktiv mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se njerëzit nuk mund të vijnë në tryezë me kërkesa e të mos jenë të gatshëm për kompromis. Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri të dyanshme për të biseduar. SHBA-ja mbështet dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Presim që të ec në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparimin në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Godfrey. 

Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Godfrey tha se kjo është në të mirë të rajonit.

“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa shtesë drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’u treguar njerëzve se bashkëpunimi më i mirë në rajon kontribuon është për të mirën tyre, se e ardhmja e tyre është më e ndritur dhe se ata kanë një ekonomi më të fortë për të punuar në mënyrë efikase”, tha ai.