Të fundit

Ambasadori amerikan z.Anthony Godfrey sot qëndroi në Luginë të Preshevës

Ambasadori i ri amerikan z.Anthony Gidfrey nga dita e djeshme po qëndron në një vizitë tre ditore në Jug të Serbisë, raporton Ministrialajmeve.com.

Ai dje fillimisht u ndal në qytetin e Vranjës me çrast zhvilloi një vizitë te ‘Shoqata e grave në biznesë’ ku përmes një postimi në twitter shkroi “Sot vizitova Shoqatën e Grave të Biznesit dhe vinotekën Aleksic në Vranje si një shembull i mrekullueshëm suksesi i ndërmarrësisë femërore. I uroj për suksesin dhe verën e tyre të jashtëzakonshme serbe!”

Më pas ai vazhdoi vizitën edhe në Trupin Kordinues, organ ky i Qeverisë së Sërbisë për komunat shqipëtare Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Aty u takua me kryetarin e TK, Zoran Stankovic dhe u shprehë se TK ka bërë një punë mbresëlënëse 20-vjeçare e për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe se z.Stankoviç dhe bashkëpunëtorët e tij i uroi të kenë më shumë sukses në vazhdimin e punës së tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë në këtë rajon dinamik të Serbisë./raporton Ministria e Lajmeve

Ndërsa gjatë ditës së sotme Ambasadori amerikan u mirëpritë nga Kryetari Komunës z. Shqiprim Arifi.

Fokusi i veçant në këtë takim ishte çështja e teksteve shkollore, përdorimi i simboleve kombëtare, rikthimi i gjykatës themelore në Preshevë dhe finalizimi i hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.

Me ambasadorin e nderuar z. Arifi u dakordua të ketë takime më të shpeshta dhe mori premtimin se ambasada Amerikane do të jap kontribut në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës si dhe të rrespektohen të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Serbise.

Prej aty i shoqëruar edhe nga Kryetari Arifi, Ambasadori Godfrey bëri një vizitë edhe në kampin e refugjatëve në Preshevë. Aty ai u njohë për së afërmi nga ana e Komisariatit për Refugjatë dhe Migrim në lidhje me kushtet dhe situatën aktuale në këtë kamp pas rritjes së numrit të refugjatëve në javët e fundit.
Ai shfrytëzoi rastin të takoj edhe disa refugjatë të vendosur në kë këtë kamp ku zhvilloi disa biseda të shkurtëra me ta.

Ambasadori amerikan vazhdoi vizitën e tij edhe në Komunën e Bujanocit ku u takua me kryetarin e kësaj Komune z.Shaip Kamberi. Ata biseduan për shumë çështje të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në përgjithësi e shqiptarët e kësaj ane në veçanti.

Ambasadori Godfrey rikonfirmoi interesimin e SHBA-ve për prezencë në rajon dhe përkushtimin për mirëqenien e Luginës së Preshevës si një pjesë e ndërtimit të stabilitetit më të gjerë rajonal.

Ambasadori me këtë rast vlerësoi lartë angazhimin e partive politike për ndërtimin e listës së përbashkët për pjesmarrje në zgjedhje paralamentare si mekanizëm të rëndësishëm për dialog lidhur me sfidat ekzistuese. Në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e PVD-së, Ardita Sinani.

Ambasadori Godfrey pati edhe një drekë pune me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa./raporton Ministria e Lajmeve