Të fundit

Aksident i rëndë në Bujanoc, 8 persona të lënduar, disa përfunduan në spital 

Në një aksident të rëndë trafiku në të cilin të mërkurën rreth orës 23 kanë marrë pjesë dy vetura të pasagjerëve dhe një traktor në rrugën Bujanoc-Levosojë, janë lënduar 8 persona, konfirmon Drejtoria e Policisë së Vranjës, përcjell presheva.com.

Siç mësohet jozyrtarisht, disa nga të lënduarit janë transportuar në Nish.

Aksidenti ka ndodhur kur një “Mercedes” me targa të Bujanocit, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Bujanocit, është përplasur me traktorin me rimorkio dhe po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Nga forca e goditjes, “Mercedes” ka kaluar në korsinë e majtë dhe është përplasur me “Audi” me targa të Vranjës, i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bujanocit.

Në aksident kanë mbetur të plagosur persona nga të tre automjetet.

Hetimet janë kryer nga policia me urdhër të Departamentit në Bujanoc të Prokurorisë Themelore Publike Vranjë.