LajmeTë fundit

Akademia serbe sërish në skenë: Formojnë këshill për Kosovën

Kryetari i Akademisë serbe të shkencave e arteve (AShAS) Vladimir Kostic ka thënë se AShAS po e formon një këshill organizatov-programor, i cili, pos tjerash, do të merret me çështjen e Kosovës.


Duke bërë të ditur se në akademi është vendosur që të inicohen “biseda serioze për problemet kryesore të shtetit e të shoqërisë në baza shkencore e artistike”, Kostic ka thënë se beson se në bisedë do të përfshihen një numër i madh i institucioneve relevante e individësh dhe që këto probleme të shihen në mënyrë transdisciplinare, transmeton “Danas”.

Përmendja e AShAS-it përkujton Memorandumin famëkeq të saj, i cili konsiderohet si projekt të Serbisë së madhe dhe nxitës i luftave në hapësirat/gaz e ish-Jugosllavisë, ndonëse vetë Kostic është paraqitur si më i distancuar nga pikëpamjet e pushtetit aktual në Serbi