Bota

Afro 27 mijë raste të reja në Gjermani dhe rreth 700 të vdekur në 24 orët e fundit

Referuar raportit të fundit, Gjermania ka shënuar 26.923 rast të reja të koronavirusit, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1.406.161 të infektuar, bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Nga ana tjetër është rritur edhe numri i vdekjeve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 698 të vdekur, derisa numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 24.125 të vdekur, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.