KryesoreLajme

Abdixhiku: Serbia në dialog angazhoi ekspertët më të mirë vendorë, Kosova nipa, dajë e tezak

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka.

“Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam”, ka shkruar deputeti Abdixhiku në Facebook.

“Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, shkruan deputeti i LDK-së.

Kujtojmë se sot, KTV-ja raportoi se Endrit Zabërgja, djali i motrës së Fatmir Limajt, që është bashkëkryesues në bisedime me Serbinë, është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator.

Lexo edhe: Me nip në negociata: Në Zyrën Administrative të Ekipit propozohet edhe djali i motrës së Limajt

“Pse të habitemi më pas se Serbia ecën përpara në Evropë; e ne mbesim në llumin e theqafjes së kapësve tonë”, përfundon Abdixhiku.