ShqipëriTë fundit

Reagon Sali Berisha pas akuzave të presidentit Thaci

Mbreme ne emisionin “Open” ishte i ftuar presidenti i Kosoves Hashim Thaci.Gjate debatit me moderatoren Eni Vasili, Thaci akuzoi serish ish-kryeministrin Sali Berisha si argat i kasapit te balllanit Miloshevic, por presidenti nuk ndaloi me kaq.Thaci shtoi se Sali Berisha tashme duhet te trajtohet si pacient e jo me si politikan.Pas ketyre akuzae te renda vjen dhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha.

Ky eshte postimi i plote i Sali Berishes:

Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar perfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.
Ky takim kishte vetem nje qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbise se Madhe pasi projekti i tyre antikombetar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shperfytyruar u paraqiten ne nje rast unik ne historine e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

Pas ketij deshtimi, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojne nga ekrani ne ekran duke i shnderruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifesve vulgar, banditeve apatride mund te mbulojne aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbise se Madhe “zgjeronin” Kosoven duke e coptuar ate.

Ne takimin e sotem, keta apatride pengje te te shkuares se tyre kriminale antikombetare, diskutuan gjeresisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos terhiqet mga projekti i Serbise se Madhe dhe per perpjekjet e tyre te reja qe duhet te bejne per te perdorur edhe me tej idene e ”zgjerimit “te Kosoves dhe “bashkimit” te saj me Shqiperine duke e coptuar ate dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! sb