Të fundit

KKSH ndan libra falas për nxënësit shqiptarë në Preshevë 

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë vazhduar ndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë. “Sot ishte radha e ndarjes falas të librave shkollor për shkollën fillore “9 Maji” Leran pjesë e së cilës janë edhe paralelet në Bushtran, Geraj, Strezoc, Ashant dhe Çukarkë” ka shkruar Ragmi Mustafi kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Librat falas për nxënësit e shkollave fillore Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po shpërndahen falas me ndihmën e financimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.