Ekskluzive: Kapiteni i Serbisë po vjen te Kosova
Mesfushori defanziv, Arton Zekaj është emri më i ri që pritet ta përfaqësoj Kosovën.
Ndryshe nga futbollistët tjerë që vijnë kryesisht nga shtetet e Evropës perëndimore, rasti i Zekajt është i veçantë.
19 vjeçari ka luajtur për grupmoshat U15, U16 dhe U17 të Serbisë, madje për këtë të fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Zekaj ka bërë kerkesë që të ndryshoj përfaqësuesen.
Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke tentuar që t’ia rregullojnë dokumentacionin për ta pasur 19 vjeçarin në dispozicion për Kosovën U21 në ndeshjet e qershorit kundër Andorrës dhe Turqisë.
Ndryshe, Zekaj është futbollist i skuadrës franceze Lille ku u transferua verën e kaluar nga skuadra serbe Sopot.